LAJME / E Mërkurë 30 Prill 2025, 20:08

Publikohet foto/ Kjo është 27-vjeçarja, nënë e një fëmije, që u gjet e vd’ekur dhe e lidhur pas një peme në Itali

Vajza që shihni në foton më sipër është Ermela, 27-vjeçarja e cila u gjet e vdekur në Itali.

Nëna e një fëmije 7-vjeçar u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme në rajonin Molise të Italisë, teksa ende nuk dihet shkau i vdekjes së saj.

Ajo u gjet nga ish-bashkëshorti, i cili kishte nisur ta kërkonte pasi nuk kishte mund ta kontaktonte. Ishte ai që kërkoi ndihmë duke njoftuar policinë dhe mjekët, të cilët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e tij.

Ermela njihej në fshat për angazhimin e saj në punë në një qendër për emigrantët dhe për lidhjen e fortë me të birin, i cili përshkruhej nga të gjithë si qendra e jetës së saj.

Autoritetet presin rezultatet e autopsisë për të zbuluar shkakun e vdekjes, teksa hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.