
Publikohet fotoja e 30 vjeçarit Kristjan Marku i vrarë dje në Novoselë të Vlorës.
Familja ka hapur dyert e mortit në Rrëshen, ndërsa i riu do të përcillet për në banesën e fundit nesër.
Burime thanë se, viktima ishte babai i një fëmije të mitur.
Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Bardhi e Reçi në Rrëshen të Mirditës duket se po merr ende jete edhe pas ‘luftës’ prej afro 29 vitesh.
I riu Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, u ekzekutua mbrëmjen e 14 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës.
Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hakmarrja mes këtyre dy fiseve, ndërsa policia ka bastisur banesën e familjarëve të Kastriot Reçit në Rrëshen.
4 anëtarë të fisit Reçi, mes tyre Saimir e Martin Reçi, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje në polici, por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit.
Saimir Reçi u shpëtoi plumbave që Kristian Marku lëshoi drejt tij në një atentat në 2023.
