LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 19:07

Protesta e “Zvërnecit”/ Pedagogu Lush Susaj: Ambasadat e BE dhe SHBA duhet ta rrëzojnë qeverinë Rama…

Pedagogu Lush Susaj ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht protestës, duke e cilësuar atë si një përballje për të ardhmen e vendit dhe kundër asaj që ai e konsideron keqqeverisje.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Susaj u shpreh se është rritur në “sheshet e lirisë” dhe se do të vijojë të jetë pjesë e protestave kundër qeverisë.

“Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat dhe do të vdes po në sheshet e lirisë”, deklaroi pedagogu.

Ai iu drejtua gjithashtu ambasadave të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar mbështetje nga ndërkombëtarët.

“Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, por mbjell vetëm krim dhe probleme edhe për BE-në dhe SHBA-në”, tha Susaj. “Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ndërsa ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, u shpreh ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE