LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 09:09

Protesta e opozitës, policia rrethon godinën e seancave plenare

Godina e seancave plenare është rrethuar nga uniformat blu me qëllim mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Uniformat blu njoftuan një ditë më parë planin e masave.

Protesta pritet të nisë në orën 10:00 dhe policia thotë se në kuadër të planit të hartuar, nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit,

do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në rrugën “George W. Bush”.

Po ashtu, policia bën të ditur se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme edhe në akse të tjera, ndërsa trafiku do të devijohet në rrugë alternative për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE