LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 13:01

Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka, fati i saj do të..

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.

Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.

Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi “fatin” e Irena Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse ajo është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare, sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me të edhe vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e dënimit për shkak të mos ekzekutimit. Vendimi i arkivimit është marrë nga prokurori grek për shkak të mos ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj Gjokës./ Shqiptarja.com, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE