LAJME / E Enjte 16 Prill 2026, 07:07

PREKU GJITHË SHQIPËRINË... EMANUELA KOLONJA HUMB BETEJËN ME SËMUNDJEN, LË PAS DJALIN 4-VJEÇAR

Emanuela Kolonja, 37-vjeçarja që prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë, leuçemi akute, ka ndërruar jetë.

E reja, nënë e një djali vetëm 4 vjeç, përballej prej muajsh me një gjendje të vështirë shëndetësore. Në tetor të vitit 2025, ajo ndodhej e shtruar në QSUT, ndërsa sëmundja i ishte përhapur edhe në shtyllën kurrizore, duke i pamundësuar lëvizjen.

Në atë periudhë, Emanuela iu drejtua publikut për ndihmë dhe reagimi ishte i menjëhershëm. Falë solidaritetit të qytetarëve, u bë e mundur që ajo të nisej drejt Itali për trajtim të specializuar.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe mbështetjes së madhe, ajo nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen.

Emanuela lë pas bashkëshortin, djalin e vogël dhe familjen e saj, ndërsa të afërmit kanë shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u solidarizuan dhe kontribuan në këtë periudhë të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE