
Edhe pse ëndrra më e madhe e Kreshnik Tomanit, 35- vjeçarit të ndjerë i cili ndërroi jetë pasi u përplas me një automjet në 24 gusht, nga një 17 vjeçar, ishte jo vetëm të shkollonte vajzat e tij, por Nikitën ta bënte këngëtare, gjithçka u përmbys.
Në këte ditë të parë të shkollës Nikita dhe motra e saj Fjonisa , nuk u shoqëruan nga babai i tyre i dashur, dhe as me buzëqeshje si gjithë fëmijët e tjerë.
Të kapura për dore nga nëna e tyre Kristina e cila mbante me vete dhe foshnjën 9- muajshe teksa përmbahej të mos lotonte, dy vajzat iu bashkuan fëmijëve të tjerë , në shkollën e mesme artistike “ Jakov Xoxa” për të nisur rrugëtimin e dijes.
Një histori e dhimbshme, që i dha ngjyrë gri një dite te vecante si kjo e sotmja. Sakaq, mesojme se rreth 13 mijë nxënës u rikthyen në shkollë në gjithë territorin e qarkut te Fierit, rreth 900 fëmijë u ulën për herë të parë në banka.
Megjithatë, statistikat tregojnë për një ulje të numrit të nxënësve në Patos, me 110 nxenes me pak krahasuar me vitin e kaluar. Rënie ka edhe në Roskovec, me 50 nxenes me pak se vitin e kaluar.
Shkolla 9-vjeçare “Jorgo Sopiku” në Luar është shndërruar këtë vit në shkollë vartëse. Situata paraqitet edhe më problematike në Mallakastër, ku në klasën e parë janë ulur vetëm 64 nxënës, nga 93 që ishin një vit më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
