Personi qe shihni ne foto, është 29-vjeçari Ardit Beshiri, është i riu që prej rreth dy ditësh rezulton i humbur, pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e quajtur Qafë-Burrel, në Klos.
Dyshohet se ka humbur jetën në masivin që u shemb në Klos.
Kushëriri i tij Malvin Taraj, në një prononcim për mediat më herët u shpreh se trupi i tij mund të gjendet vetëm përmes aparaturave të posaçme, ndërsa theksoi se kjo ngjarje ka sjellë një tronditje të madhe në familjen e tyre.
“Me sa informacione kemi dimë që është një kompani turke që ka aparaturat, por emrin nuk ja di. Kemi marrë vesh që një rast i ngjashëm ka ndodhur në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri tani më shumë ka vullnetarë dhe disa ushtarë si dhe efektivë të policisë që po kërkojnë. Nuk mund ta gjejmë privatisht, terreni është shumë i thyer, makineritë nuk futen dot”, deklaroi ai.
Familjarët kanë bërë apel për shtimin e forcave në operacionin e kërkimit, ndërsa shpresat për gjetjen e tij po veniten me kalimin e orëve.
Ditën e djeshme, babai Nerim Beshiri, u bëri apel institucionev që të shtojnë kërkimet me metoda të specializuara, pasi kërkimet në këmbë janë të paefektshme për shkak të terrenit të thepisur malor dhe materialit që është shpërndarë kudo. Nerimi kërkon që të ketë një shenjë të djalit në mënyrë që të ketë mundësinë ku ta kujtojë.
“Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule. Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, tha ai me lot në sy, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.