LAJME / E Shtunë 6 Dhjetor 2025, 13:01

Prej disa ditësh asnjë komunikim me fëmijët, 58-vjeçari dhe gruaja gjenden të vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një burrë 58 vjeç dhe bashkëshortja e tij 55 vjeçe u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre.

Mediat greke raportojnë se çifti ishte shpallur i zhdukur prej ditësh. Policia u njoftua nga fëmijët e çiftit, pasi ata nuk kishin mundur të kontaktonin me prindërit që prej të hënës.

Edhe fqinjët raportuan se nuk i kishin parë prej fillimit të javës, çka ngriti dyshimet dhe çoi në kërkimet e menjëhershme.

Policia sapo mbërriti në vendngjarje, pa trupat e pajetë nga dritarja e shtëpisë. Çifti kishte pak ditë që ishte rikthyer nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesë. Ndërkohë, tre fëmijët e tyre jetojnë në Gjermani dhe komunikimi i fundit me ta ishte bërë të hënën.

Trupat e 58-vjeçarit dhe 55-vjeçares do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Komotini, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë një rrjedhje gazi, që ka çuar në helmim me monoksid karboni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE