
Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar mbrëmjen e 19 majit 2026 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, menjëherë pas mbërritjes së tij nga Gjermania.
Sipas burimeve, gjatë verifikimit në sistemin policor në pikën kufitare është konstatuar se ndaj Ibrahim Vehbi Sylës ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Burimet bëjnë të ditur se ai ishte dënuar fillimisht me gjobë, por për shkak të mosshlyerjes së saj, dënimi ishte zëvendësuar me burgim.
Pas arrestimit në aeroport, rasti është proceduar nga njësitet policore kompetente të Stacionit Policor në Obiliq, të cilat më pas e kanë dërguar të ndaluarin në Qendra Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Arrestimi është kryer menjëherë pas aterrimit të tij në Kosovë nga Gjermania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
