
Nuk resht dhuna ndaj grave. Por edhe denoncimet janë rritur.
Në Elbasan janë regjistruar dy raste 24-orët e fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së E. A.
