
Paraditen e sotme Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kanë monitoruar hapësirat publike të zëna nga parkimet dyshe, ndërsa kanë dhënë paralajmëriin për shoferët duke u bërë me dije se kanë dy ditë afat për të liruar vendet e zaptuara nga makinat.
Në lidhje me këtë situatë, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Blendi Sulaj, ka theksuar se Bashkia e Tiranës evidentoi në total 75 vende ku hapësirat shfrytëzohen për parkime kundrejt pagesës.
Në mes të lagjeve apo zonave të banuara, makina të shumta zënë vendet e parkimit të qytetarëve, ndërsa thuhet se parkimet janë zënë nga një individ i vetëm.
Për rrjedhojë Sulaj ka dhënë paralajmërimin për të gjithë individët që kanë zaptuar paligjshëmerisht hapësirat publike me mjetet e tyre, se ata kanë dy ditë afat për t’i mbyllur në mënyrë vullnetare; në të kundërt, do të përballen me ligjin.
Ndërkohë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Elton Alushi, gjatë monitorimit ka theksuar se Policia e Tiranës është në proces të vazhdueshëm monitorimi dhe do të vijojë me procedimet penale ndaj çdo personi që tenton të bllokojë hapësirat publike me mjetin e tij.
Ndërsa bëhet me dije se monitorimi do të vijojë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha qytetet e vendit për moslejimin e zaptimit të hapësirave publike të liruara më parë apo që do të tentohet të bllokohen rishtas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
