LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 20:08

Policia Rrugore/ Emërimet e para të Skënder Hitës, ja kush janë shefat e rinj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zgjedhur drejtuesit e rinj të Policisë Rrugore në Tiranë, duke besuar tek ata zbatimin e projektit të tij për përmirësimin e shërbimit në komunitet.

Lusjan Zeqaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Ermal Zaimi është emëruar komandant i trafikut ndërurban (komandat i linjave).

Gjithashtu, me firmën e Hitës, në krye të trafikut urban në kryeqytet është emëruar Jetnor Shira, i cili e ka mbajtur edhe më herët këtë pozicion.

Këto janë ndryshimet e para që ka nënshkruar Hita, një muaj pas emërimit në krye të Policisë së Shtetit.

Gjatë kësaj periudhe, kreu i ri i Policisë nuk është treguar shumë i nxituar për emërimet e reja, me shumë mundësi në pritje të miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, i cili besohet se do të kaloj në Parlament gjatë muajit Maj 2026 dhe ku parashikohen kriteret strikte për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të uniformave blu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE