
Menjëherë pas aksidentit tragjik, policia ka larguar nga zona familjen e autorit, Nikolla Rradaçi. Burime nga policia e Durrësit
bëjnë të ditur se janë marre masa për të shmangur çdo incident dhe ndonjë hakmarrje të mundshme.
Nikolla Radaçi është autori, i cili aksidentoi për vdekje dy të miturit dhe plagosi rëndë një tjetër, ditën e djeshme, 3 maj, në
qytetin e Durrës, në zonën e ish-Kënetës. Sipas banorëve, por edhe policisë, Nikolla Radaçi ishte një person problematik.
Ai lëvizte nëpër lagje me shpejtësi të lartë dhe nënë efektin e alkoolit. Banorët dëshmojnë se ai ishte kthyer në makth për
sigurinë në lagje.
Ndërkohë pas arrestimit, vetë Nikolla Radaçi është shprehur i penduar teksa ka pranuar se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur. Para uniformave të policisë është shprehur: Më vrisni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
