LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 13:01

Policia jep detaje për aksidentin në autostradë, tetë persona

Një aksident trafiku është regjistruar në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare në Vërmicë, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente për të menaxhuar situatën dhe për të zhvilluar procedurat hetimore.

“Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.

Për momentin nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan deri te aksidenti, ndërsa hetuesit e trafikut po punojnë për të sqaruar shkakun e përplasjes.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment të autostradës është zhvilluar me vështirësi për një periudhë të caktuar, ndërsa policia ka bërë apel që drejtuesit e automjeteve të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren.

Autoritetet pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe përfundimit të procedurave hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE