
Presidenti Donald Trump tha të dielën se përfaqësuesit e tij po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me Iranin, ndërsa të dy vendet shkëmbejnë propozime për paqe.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm se përfaqësuesit e mi po zhvillojnë diskutime shumë pozitive me vendin e Iranit dhe se këto diskutime mund të çojnë në diçka shumë pozitive për të gjithë”, tha ai në një postim në Truth Social.
Ai gjithashtu u shpreh se SHBA-të do të fillojnë shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit të hënën në një përpjekje që ai e quajti “Projekti Liria”. Ai theksoi se nëse ndërhyhet në këtë proces, kjo ndërhyrje do të trajtohet me forcë.
“Vende nga e gjithë bota, pothuajse të gjitha të cilat nuk janë të përfshira në mosmarrëveshjen e Lindjes së Mesme, i kanë
kërkuar SHBA-së të lirojë anijet e bllokuara në ngushticën kyçe. Ata janë thjesht kalimtarë neutralë dhe të pafajshëm! Për të
mirën e Iranit, Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara, ne u kemi thënë këtyre vendeve se do t’i nxjerrim anijet e tyre në
mënyrë të sigurt nga këto rrugë ujore të kufizuara, në mënyrë që ato të mund të vazhdojnë lirisht dhe me aftësi punën e tyre. Ky është një gjest humanitar në emër të Shteteve të Bashkuara, vendeve të Lindjes së Mesme, por, në veçanti, të vendit të Irani” postoi ai në Truth Social, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
