LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 01:01

Ç’po ndodh mes Ramës dhe Marta Kos-it?! Nga dashuria në mohim??? E rëndë ajo çfarë e gjeti Shqipërinë

Shqipëria në drejtimin e Edi Ramës po humbet me shpejtësi trenin për integrimin në Bashkimin e Europian.

Brukseli zyrtar po shmang tërësisht vendin tonë nga lista e vendeve që po avancojnë drejt bashkimit me Unionin.

Komisioni Europian ka deklaruar sot se “Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

Ky qëndrim është mbajtur nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e njëjta që pak muaj më parë vlerësoi lidershipin e Kryeministrit shqiptar.

Kjo është goditja e dytë për Edi Ramën, pasi një ditë më parë, Brukseli zyrtar vlerësoi ecurinë e Moldavisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Këto goditje po i vijnë Ramës pasi ai refuzoi të dorëzonte imunitetin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për shkeljet të barazisë në tendera, si edhe nën hetim për të njëjtën vepër penale, me një dëm financiar që llogaritet në mbi 1 miliard euro.

“Mali i Zi është vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së. Sot mbyllëm një tjetër kapitull negociatash, duke e çuar totalin në 14.

Por ende ka shumë punë për të bërë. Tani është momenti për të mbajtur ritmin e reformave, me një fokus të fortë në sundimin e ligjit,” – shkruan Kos në rrjetet sociale.

Kjo ishte goditja e radhës për Ramën teksa kujtojmë që një ditë më parë, Kos deklaroi që edhe Moldavia është në krye të rrugës drejt integrimit.

“Moldavia po ecën përpara në rrugën e saj drejt BE-së.

Shtetet anëtare na dhanë një listë të qartë kontrolli të reformave në të 33 kapitujt negociues.

Është një njohje e përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe punës së palodhur të moldavëve në procesin e pranimit.

Dhe një moment i shkëlqyer për të përshpejtuar reformat,” do të deklaronte Kos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE