LAJME / E Enjte 9 Prill 2026, 20:08

"Po na shkatërron", Braçe plas skandalin e Lufrës, çfarë bëri me qumështin e fshatarëve! E fshehta

“Po na shkatërron!” – kjo është thirrja alarmante që ka shpërthyer nga zemra e fermerëve të Lushnjes, sipas asaj që zbuloi sot në Kuvend deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Në një moment tensioni dhe përplasjeje të fortë politike, Braçe denoncoi publikisht një sërë mesazhesh tronditëse të dërguara nga qytetarët, të cilët akuzojnë kompaninë “Lufra” për situatën e rëndë që po kalojnë me grumbullimin dhe pagesat e qumështit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një krizë të thellë që po godet drejtpërdrejt fermerët, duke rrezikuar jo vetëm ekonominë e tyre, por edhe gjithë zinxhirin e prodhimit bujqësor në vend.

Debati u ndez edhe më tej në sallën e Kuvendit, ku kjo çështje u kthye në një përplasje të hapur gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla. Braçe kërkoi përgjigje të qarta dhe masa konkrete, ndërsa paralajmëroi se situata është shumë më e rëndë sesa duket dhe se pas saj fshihen probleme serioze që kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE