LAJME / E Martë 10 Mars 2026, 20:08

Po je burrë guxo dhe...! Flamur Noka i vendosi grushtin në fyt, Ilir Kulla zbulon kush është gardisti: Malësor i cili ka

Tensionet dhe incidentet në sallën e Kuvendit janë bërë të shpeshta në politikën shqiptare, shpesh duke kaluar nga debatet e ashpra në përplasje dhe fyerje mes deputetëve.

Në shumë raste, “kurban” i mllefit të demokratëve për kolegët socialistë bëhen efektivët e Gardës së Republikës, të cilët përpiqen që të ruajnë sigurinë dhe jetën e ligjvënësve në atë sallë.

Një moment i tillë është bërë së fundmi publik përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale nga analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla. Foto fikson një çast tensioni brenda ambienteve të Kuvendit, ku në qendër të situatës shfaqet deputeti Flamur Noka, i cili shihet duke u përballur me një efektiv të Gardës.

Sipas Kullës, oficeri i Gardës që shihet në foto është Aurel Kaja, një efektiv me një profil të spikatur si në shërbimin shtetëror ashtu edhe në sport. Ai përshkruhet si një familjar dhe prind i dy fëmijëve, me origjinë nga Malësia, si dhe një ish-kampion kombëtar me ekipin kombëtar të volejbollit.

“O deputet ai oficeri qe i ke drejtuar grushtin eshte Aurel Kaja, djale i 2 Prinderve shume te mire, prind i 2 femijeve, kampion kombetar me ekipin kombetar te Volejbollit, me origjine malesor me shume se Ty, dhe burre me shume karakter! Po t jesh aq cub drejtohu me grusht ndaj tjeterkujt te gjate apo te shkurter apo ndaj oligarkeve qe si permedni dot as emrat. Turp-parlament”, shkruan Kulla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE