LAJME / E Enjte 29 Janar 2026, 14:02

Po hante darkë me gruan! Ndahet nga jeta papritur futbollisti i njohur italian

Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve Diego Ruspantini ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare, duke tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku ai jetonte me familjen e tij.

Ruspantini kishte darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, para se të shkonte të pushonte duke u shprehur se nuk ndihej mirë. Më vonë gjatë natës, ai u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit dhe ekipet e emergjencës konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë bërë me dije se vdekja është cilësuar si natyrale dhe e shkaktuar nga një sëmundje e papritur, megjithatë prokuroria e Maceratës ka urdhëruar analiza shtesë për të sqaruar plotësisht shkaqet, çka ka sjellë edhe shtyrjen e ceremonisë mortore.

Diego Ruspantini ishte një emër i njohur në futbollin amator italian. Ai e nisi karrierën e tij si portier në fund të viteve ’90 dhe ka luajtur në disa kategori të futbollit italian, nga Serie D deri në kampionatet rajonale. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai u përkushtua si trajner portierësh dhe themeloi një akademi sportive për të rinjtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE