LAJME / E Enjte 5 Mars 2026, 09:09

Plas lufta e re/ Sulmohet shteti i fuqishëm

Shpërthime të forta janë dëgjuar në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas raportimeve të një gazetari të agjencisë AFP që ndodhet në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi pak kohë pasi autoritetet kishin nisur evakuimin e banorëve që jetojnë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Doha, si një masë paraprake sigurie.

Sipas burimeve zyrtare, evakuimi u krye për arsye parandaluese, mes frikës për sulme të mundshme në rajon, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm.

Deri në këto momente nuk ka konfirmime zyrtare për dëme apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet dhe forcat e sigurisë po monitorojnë situatën.

Shpërthimet në Doha vijnë në një moment kur konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit po rrit tensionet në gjithë rajonin e Gjirit Persik, duke shtuar shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të përplasjes ushtarake, përfundoi presidenti turk, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE