LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 06:06

Plas keq për helmimin masiv! Denoncimi i fortë që po bën xhiron e rrjetit: Kush po e mbron kompaninë?

Ushqimet katering të kompanisë “Sori -Al”, dyshohet se kanë hemluar sërish brenda 2 muajsh studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

Gazetarët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shprehën se AKU e çliroi aktivitetin e kompanisë “Sori -Al”, pas helmimit të parë të studentëve në maj, ndërsa policia nuk ka bërë asnjë veprim ndaj personave të dyshuar, ndryshe nga hera e kaluar kur shpalli në kërkim administratoren e kompanisë.Pjesë nga biseda

Ola Xama: Aktiviteti i bllokuar dhe pas një riinspektimi u çlirua. Ngjarja e parë ndodhi më 7 maj kur u helmuan studentët me makarona që ishin infektuar me stafilokok dhe isheria koli. Pas rezultateve AKU bëri bllokimin e Sori-Al dhe një gjobë 1.5 milionë lekë.

AKU tha se bëri inspektim dhe u tha se kushtet higjenike janë brenda standardeve.

Prokuroria thotë se si ka patur dy qëndrime të ndryshme brenda kësja kohe.

Dhe Kompania Sori-al rrezokoi sërish shëndetin e studentëve.

Policia nuk ka asnjë masë sigurie apo kërkesë për t’u paraqitur para autoriteteve. Ndërsa herën e parë shpallën në kërkim administratoren.

Artan Hoxha: Studentët marrin 180 mijë deri 400 mijë lekë dhe i kanë buxhetet shumë të limituara. Pas helmimit të radhës së kaluar u pa që t’i jepnin shërbimin një kompanie tjetër, por nuk gjetën zgjidhje.

Policia e Shtetit djhe komisariatet kishin kuzhinat e veta dhe hanin ushqime të prodhuara vetë.

Kjo kompani prodhon 1000 paketa. Aty ka makarona, pilaf, fasule, kos etj.

Policia e Shtetit nuk duhet ta kalojë këtë rast, por duhet ta zgjidhë këtë problem. Mbrëmë 29 kadetë, sot 31 të tjerë janë helmuar.Klodian Tomorri: AKU thotë se unë nuk e bllokoj kompaninë. Se ligji më thotë unë e pezulloj, por jam i detyruar t’ia hap rrugën prapë. Kjo po bëhet qesharake, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE