LAJME / E Premte 21 Nëntor 2025, 19:07

Plas grushti në autostradën Tiranë-Durrës, dy të rinjtë dalin nga makinat dhe nisin të rrihen me grushte

Dy të rinj janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte e shkelma pasditen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës, pas një konflikti banal. Siç shihet dhe nga pamjet, ata kanë ndaluar mjetet paralel dhe kanë nisur të konfliktohen fizikisht.

Portali JOQ Albania ka publikuar pamjet e regjistruara nga kalimtarët e tjerë, të cilët kanë mbetur të bllokuar për disa minuta, sepse të dy të rinjtë që janë përfshirë në konflikt fizik i kanë ndaluar mjetet paralel.

Sherri ka krijuar trafik të rënduar në autostradë, me drejtim Durrësin, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në orarin e pikut.

Ndërkohë, për disa momente askush nuk del nga mjeti për të shuar konfliktin fizik me grushte e shkelma mes të rinjve, derisa një shofer vjen nga fundi i radhës së makinave dhe menjëherë përfshihet për t’i ndarë personat që po rriheshin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE