LAJME / E Premte 10 Prill 2026, 04:04

Plani i ri i Ramës për strehimin

Qeveria ka prezantuar një plan të ri për të lehtësuar problemin e strehimit, duke propozuar kredi me interes zero dhe ngritjen e një fondi kombëtar. Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës, e cilësoi strehimin si një “temë shumë delikate dhe e prekshme” dhe shpjegoi se projekti synon të mbështesë shtresat që kanë më shumë nevojë.

“Kemi hyrë në fazën e përpunimit të një plani për strehim të përballueshëm. Po rishikojmë bazën ligjore. Deri më tani kemi një 3 për qindësh për strehimin, që e marrim nga lejet e ndërtimit. Me paratë e grumbulluara do të krijojmë një fond për strehimin. Ne e dimë që kërkesa më e madhe është në Tiranë, e pastaj edhe në Durrës.” -tha Rama

Sipas tij, aktualisht nga çdo leje ndërtimi merret një tarifë prej 3 për qind, e cila do të grumbullohet në një fond të posaçëm për strehimin. Ky fond do të shpërndahet sipas formulave të caktuara, duke u fokusuar kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ku kërkesa është më e lartë.

Rama theksoi se edhe bashki si Himara, që nuk kanë nevojë të madhe për strehim, kontribuojnë në këtë fond, i cili më pas përdoret për zonat me mungesë të theksuar.

Një tjetër element i planit është ofrimi i kredive pa interes për kategori të caktuara si mësuesit, policët dhe ushtarakët. Skema nisi vitin e kaluar dhe, sipas kryeministrit, ka dhënë rezultate pozitive, ndaj këtë vit do të zgjerohet. Përveç kësaj, Shteti do të vendosë garanci bankare për të lehtësuar marrjen e shtëpive nga familjet që kanë vështirësi financiare.

“Ka edhe një bashki tjetër e dyta pas Tiranës për leje ndërtimi. Kjo është Himara që po ashtu e merr 3 përqindëshin, në një kohë që nuk ka nevojë për strehim. Kështu që krijohet fondi i përgjithshëm dhe me disa formula shpërndahet për të lehtësuar marrjen e shtëpive. Shteti do vendosë edhe disa garanci bankare.

Do të jepen kreditë me zero interes për mësuesit, policët dhe ushtarakët. Vjet ishte viti i parë dhe funksionoi. Ne mësuam nga kjo dhe këtë vit do ta zgjerojmë skemën. Strehimi është një temë shumë delikate dhe e prekshme dhe ne do ta trajtojmë atë me shumë kujdes”, tha kryeministri Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE