LAJME / E Hënë 26 Janar 2026, 11:11

Plagosi me thikë vajzën e tij, babai i të resë godet edhe një person tjetër! Detaje të reja nga ngjarja në Durrës

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku babai plagosi me thikë vajzën e tij.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj përveç vajzës së tij, babai i të resë ka goditur edhe një person tjetër, duke e lënë edhe atë të plagosur.

Të plagosurit raportohet se po marrin mjekim ne spital dhe jane jashte rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se prindërit e vajzës kanë qenë të divorcur. Babai i saj jeton në Itali dhe kërkonte bashkimin me familjen.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE