Emisioni investigativ “Piranjat” ka publikuar pamje që kanë hapur një debat të gjerë, duke hedhur dyshime mbi rregullsinë fiskale në aktivitetet e organizuara nga Ermal Mamaqi.
Ky denoncim vjen në një kohë kur qeveria ka ashpërsuar masat kundër informalitetit, duke kërkuar me forcë lëshimin e kuponit tatimor nga çdo biznes.
Në videon e publikuar nga eventi në Pallatin e Kongreseve, ku hyrja kushton mbi 100 euro, shihet se si pagesat kryhen “cash” dhe futen në zarfa, pa u shoqëruar me faturë tatimore.
View this post on Instagram
Gjatë bisedës me gazetaren e infiltruar, punonjësja në sportel pohon se kjo është një praktikë e zakonshme dhe tregon zarfat e mbushur me para të dorëzuara nga pjesëmarrësit.
Mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse do të ndërmarrin verifikime pas këtyre pamjeve që tregojnë shmangien e mundshme të detyrimeve në zemër të Tiranës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
