
Dioqeza e Sapës është në zi pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit të saj, Imzot Simon Kulli. Kreu kishtar, 52 vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e së shtunës, si pasojë e një arresti kardiak.
Imzot Kulli lindi më 14 shkurt 1973 në fshatin Pistull të Dioqezës së Sapës, rreth 20 kilometra larg Shkodrës, ku kreu edhe arsimin fillor e të mesëm. Më 2 shkurt 1992 ai hyri në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar “Zoja e Këshillit të Mirë” në Shkodër, duke ndjekur dy vite përgatitje para studimeve filozofike e teologjike.
Në vitin 1994 nisi studimet në Filozofi dhe dy vite më pas vijoi me ato në Teologji. Më 14 shtator 1999 u shugurua diakon në Katedralen e Shkodrës, ku shërbeu fillimisht pranë famullitarit Dom Lucjan Avgustini. Nga janari deri në qershor të vitit 2000 shërbeu në Dajç të Zadrimës me Dom Injac Dema, Vikar i Përgjithshëm i Dioqezës.
Më 29 qershor 2000, në vitin Jubilar, u shugurua meshtar po në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Angelo Massafra, së bashku me katër meshtarë të tjerë shqiptarë. Ky ishte grupi i parë i shugurimeve meshtarake pas 46 viteve të regjimit komunist.
Pas shugurimit, Dom Simoni u emërua menjëherë në Dajç të Zadrimës si ndihmës famullitar dhe Sekretar i Ipeshkvit të atëhershëm të Sapës, Imzot Dodë Gjergji. Në vitin 2002 ai mori detyrën e Kancelarit dioqezan.
Nga viti 2006 shërbeu si Famullitar i Katedrales “Shën Tereza e Kalkutës” në Vau-Dejës, ndërsa paralelisht mbajti një sërë detyrash të rëndësishme në strukturat e dioqezës, mes tyre edhe atë të Drejtorit dhe më pas Delegatit të Caritasit Dioqezan (2001–2012), si edhe të Vikarit të Përgjithshëm e Ekonomit të Dioqezës së Sapës.
Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit Imzot Lucjan Avgustini, më 25 maj 2016, Dom Simon Kulli u zgjodh Administrator Dioqezan i Sapës nga Këshilli i Konsultorëve.
Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka sjellë trishtim të thellë në komunitetin katolik dhe më gjerë, teksa pritet që Dioqeza e Sapës të japë njoftime të mëtejshme për ceremonitë mortore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
