
Sonte zhvillohet finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP”, ku njëri nga finalistët do të rrëmbejë çmimin kryesor dhe do të shpallet fitues i këtij edicioni.
Por, përveç çmimit të madh në para, fituesin e pret edhe një surprizë mjaft e veçantë. Ai ose ajo do të marrë edhe një unazë me diamante në vlerë prej 10 mijë eurosh, duke e bërë triumfin edhe më të veçantë, shkruan Kosovarja.
Në garën finale kanë mbetur katër emra: Moza, Iliri, Visi dhe Bujaka, të cilët do të përballen për herë të fundit për të fituar zemrat e publikut dhe trofeun e shumëdëshiruar të “Ferma VIP”.
Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i madh i mbrëmjes dhe do të largohet nga ferma jo vetëm me çmimin kryesor, por edhe me unazën luksoze me diamante, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
