
Behgjet Pacolli ka njoftuar tërheqjen e tij nga projekti i Aeroporti i Vlorës, pas përplasjeve me kompaninë 2A Group.
Përmes një reagimi publik, Pacolli deklaroi se aeroporti është ndërtuar ekskluzivisht me mjetet e tij financiare, duke theksuar se investimi dhe garancitë e angazhuara kapin vlerën e mbi 310 milionë eurove.
Ai bëri me dije se vetëm kompania MABCO ka dhënë mbi 35 milionë euro përmes garancive për punëkryesin Valon Ademi.
Në reagimin e tij, Pacolli u shpreh se nuk dëshiron të përballet me shtetin, duke shtuar se mënyra se si po përdoret fuqia shtetërore është, sipas tij, “joligjore dhe e papranueshme për një vend që pretendon të jetë shtet ligjor”.
“Aeroportin — le ta marrin! Unë nuk dua të luftoj me shtetin. Shteti e ka fuqinë e vet dhe mund ta përdorë si të dojë”, shkroi ai, duke shtuar se koha do të tregojë se çfarë ka ndodhur realisht në këtë proces, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
