LAJME / E Diel 2 Nëntor 2025, 23:11

Përplasja e dy automjeteve në Roskovec i mori jetën 33-vjeçarit/ Klajdi, babai i dy fëmijëve të mitur!

Personi që shihni në foto është 33-vjeçari Klajdi Hoxha, i cili ndërroi jetë pasditen e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’.

Ishin dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën e më pas me 33-vjeçarin, i cili po udhëtonte me motor.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Në kohën kur ka ndodhur aksidenti, Klajdi po kthehej nga puna për në shtëpi.

I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve të mitur ndërsa punonte me serat si shumë banorë të zonës së Strumit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE