LAJME / E Diel 10 Dhjetor 2023, 21:09

Përplasen dy trena në Itali, 17 të plagosur

Dy trena të linjës hekurudhore Bologna-Rimini, janë përplasur në zonën e Ravenna-s në Itali.

Sipas informacioneve paraprake 17 persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë me ekipe nga Ravenna dhe Forlì.

Ndërsa trafiku i trenave është pezulluar midis Castel Bolognese dhe Forlì.