LAJME / E Hënë 16 Mars 2026, 12:12

Përmbyset anija në brigjet italiane, shpëtohen 64 persona! Një dy vjeçar rezulton i zhdukur

Një anije që transportonte emigrantë u përmbys dhe u fundos të dielën pranë ishullit të Lampeduzës.

Policia italiane dhe roja bregdetare vepruan menjëherë dhe me motoskafet e tyre arritën të shpëtonin 64 persona.

Megjithatë, një djalë dy vjeç, i cili kishte filluar këtë udhëtim të gjatë me nënën e tij nga Sierra Leone e Afrikës,

është ende i zhdukur. Kërkimet e autoriteteve italiane vazhduan deri vonë dhe rifilluan në agim.

Në 48 orët e fundit, gjithsej 292 emigrantë kanë zbarkuar në Lampedusa.

Shumica e anijeve në të cilat ata ndodheshin ishin nisur nga brigjet e Libisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE