LAJME / E Hënë 28 Prill 2025, 16:04

Përleshje mes dhëndrit dhe vjehrrës në Fier. Të dy në komisariat

FIER- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Fier mes dhëndrit dhe vjehrrës. Mësohet se në fshatin Marinëz, janë konfliktuar fizikisht një 41-vjeçar bashkë me nënën e bashkëjetueses së tij. Të dy këta kanë përfunduar në komisariat, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.