LAJME / E Hënë 5 Maj 2025, 18:06

Përgjakja në Laç/ Pas vdekjes së 24-vjeçarit, një tjetër i plagosur në gjendje të rëndë

Amarildo Ndoj, 26 vjeçari i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur mesditën e të shtunës (3 maj) në Laç vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. 26-vjeçari ndodhet në reanimacion dhe pritet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante, e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por gjendja e tyre nga mjekët konsiderohet stabël.

Gerald Bitri shënoi viktimën e konfliktit me armë zjarri në Laç, ku pesë persona, mes tyre dhe një grua e pafajshme mbetën të plagosur pas një konflikti për motive banale. 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës së 3 majit.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante. Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person.

Në pranga janë vendosur Daniel Gjeloshi, 27 vjeç dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç. Ky i fundit ka qenë i pari që ka nisur të qëlloj me armë. Në dëshminë e tij paraprake, 28-vjeçari ka deklaruar se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij, i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta godasin dhe për këtë arsye i ka qëlluar. Ndreca ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj dhe Gerald Bitrin, i cili humbi jetën.