
Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, e organizuar me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Dhjetëra
studentë dhe qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Drejtësisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj moslejimit të zhvillimit të provimit në gjuhën amtare.
Gjatë protestës pati tensione me forcat policore, ndërsa sipas deklarimit të një studenti para turmës, pesë studentë janë arrestuar nga policia. Deri më tani nuk
janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me arsyet e arrestimit apo gjendjen e tyre.
Protestuesit theksuan se kërkesa për provim në gjuhën shqipe është një e drejtë legjitime dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen deri në realizimin e saj.
Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar pas përfundimit të protestës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
