
Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së Marigona Osmanin më 22 gusht të vitit 2021.
Përmes një aktgjykimi të shkallës së tretë, Supremeja ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes dhe ka lënë në fuqi vendimet paraprake, duke e vulosur dënimin për vrasjen e Marigona Osmanit.
Gjykata ka konstatuar se “vrasja është kryer në mënyrë mizore, ku viktima ka përjetuar dhimbje të tmerrshme fizike si pasojë e goditjeve me mjet të fortë”.
Po ashtu, janë hedhur poshtë pretendimet për gjendjen mendore, pasi ekspertizat vërtetuan se i akuzuari ishte i vetëdijshëm për veprimet e tij.
Marigona Osmani u përdhunua si dhe u dhunua për 48 orë me karikues dhe shkopinj përpara se të ndërronte jetë, nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të dënuar për vrasjen e saj. 18-vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
