LAJME / E Martë 18 Nëntor 2025, 16:04

Për ju që e humbët, këta janë 19 banorët e Big Brother VIP Kosova 4

Spektakli i “Big Brother VIP Kosova 4” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e së hënës (17 Nëntor), duke zbuluar kastin e personazheve të famshëm që do të jenë pjesë e kësaj aventure.

Pas javësh të tëra aludimesh dhe pritshmërish të larta, nata e parë e moderuar nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi prezantoi një nga një konkurrentët, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme si televizioni, muzika dhe bota e rrjeteve sociale.

Hyrja e parë ishte surpriza e madhe e moderatores sportive Hygerta Sako, e ndjekur nga hyrje të bujshme si ajo e modeles së “OnlyFans”, Bia Khalifa, dhe personazhit të njohur Linda Rei.

Për ju që e humbët natën e parë të spektaklit, më poshtë është lista e plotë e banorëve që i janë bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë:

* Hygerta Sako
* Alba Pollozhani
* Bia Khalifa
* Eduard Kuçi
* Linda Rei
* Ibro Deli
* Nailir Piri
* Dolce Dona
* Londrim Mekaj
* Sasa Hoda
* Ardit Stafa
* Klodian Mihaj
* Elijona
* Shkurte Haxhiu
* Toney
* Getoar
* Kushtrim Krelani
* Mentor Haziri
* Benita Zena

Me një kast kaq të larmishëm dhe me personalitete të forta, ky edicion i katërt pritet të sjellë dinamika të shumta, debate dhe të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE