
Në 28 shkurt 2026 aeroporti duhej të dorëzohej, gjë që s’ka ndodhur, pasi ende nuk ka asnjë operim.
Një nga aksionerët, Behgjet Pacolli, i cili ka dhënë intervistë për emisionin “Opinion”, në Tv Klan, është shprehur se puna është ndërprerë nga “pala e shtetit”, teksa kujtojmë se ka një vendim gjykate lidhur me këtë pretendim.
“Është gati. Unë prej 28 shkurtit jam duke e dekoruar aeroportin në brendësi. Infrastruktura e aeroportit nuk është gati. Ju e dini që prej 30 gushtit e këtej MAPKO nuk ka asnjë kontroll në kompaninë që i takon asaj, 98%. Nuk ka asnjë kontroll. Ne jemi zhveshur nga çdo mundësi e kontrollit, nga çdo vendimmarrje. Me vendim të gjykatave. Për gjykatat tuaj do bëhet një film, për arsye sepse ata janë gjykatës të cilët e zhveshin pa bazë ligjore, pa asnjë bazë ligjore, me një narracion të dikujt që vjen “MAPKO e ka shitur aeroportin””, u shpreh ai.
I pyetur se kush po e lufton Pacollin në Shqipëri, biznesmeni nuk dha ndonjë emër konkret, por u shpreh se puna në aeroport “është ndërprerë me dhunë”.
“Nuk e di, nuk dua të flas për njerëz të tjerë. Por, unë flas për atë se çfarë shoh. Prej 22 tetorit të vitit të kaluar e deri më tani, ka vendime gjykatash të cilat e kanë zhveshur MAPKO nga çdo vendimmarrje. A e dini ju se sot ndalen njerëzit e mi, inxhinierët e mi, nuk u lejohet të hyjnë në vendin e punës? A e dini ju se ne kemi qenë duke punuar, duke instaluar ndriçimin në pistë dhe kanë ardhur me dhunë, na kanë ndërprerë punën? A e dini që dhe pala e shtetit, policia, është palë e shtetit, vjen dhe na ndërpret punën? Por si? Me çfarë vendimi? Ma trego cili ka qenë vendimi i gjykatës që ne nuk duhet të punojmë?”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
