
# Bankat rrisin tarifat nga gushti: Pensionistët do të paguajnë deri në 100 euro më shumë në vit
Një valë e re shtrenjtimesh të shërbimeve bankare, e cila hyn në fuqi nga muaji gusht, pritet të godasë drejtpërdrejt buxhetet familjare të qytetarëve.
Sipas ndryshimeve të paralajmëruara nga disa prej bankave më të mëdha në vend, pensionistët dhe qytetarët që vazhdojnë të paguajnë faturat në sportel do të përballen me kosto dukshëm më të larta. Vlerësohet se një pensionist mund të paguajë deri në 100 euro më shumë në vit vetëm për kryerjen e pagesave të zakonshme.
Rritja më e madhe e tarifave është regjistruar te pagesat e faturave në para të gatshme në sportel. Komisioni për një transaksion do të rritet nga 90 në 120 denarë, që paraqet një shtrenjtim prej më shumë se 33 për qind.
Nëse një pensionist paguan çdo muaj katër fatura – si energjinë elektrike, ujin, telefonin dhe internetin me televizion – vetëm për këto transaksione do të shpenzojë rreth 480 denarë në muaj.
Nga rritja e tarifave do të preken edhe familjet. Një familje me katër anëtarë madhorë, vetëm për mirëmbajtjen e llogarive bankare dhe shërbimet e bankimit elektronik, mund të shpenzojë nga 200 deri në 250 euro në vit.
Ndërkohë, barrë shtesë financiare do të kenë edhe qytetarët që planifikojnë të marrin kredi për banesë. Sipas vlerësimeve, kostot shtesë të komisioneve dhe shërbimeve bankare mund të kalojnë 90 mijë denarë edhe para se blerësit të marrin çelësat e shtëpisë së re.
Pjesa më e madhe e shtrenjtimit prek shërbimet që qytetarët i përdorin çdo ditë, si mirëmbajtja e llogarive rrjedhëse dhe devizore, bankingu elektronik, transfertat ndërkombëtare, pagesat e faturave dhe shërbimet kreditore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
