LAJME / E Diel 15 Tetor 2023, 14:02

Pasagjeri në makinë humbi jetën, policia: Arrestohet 21-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur

21-vjeçari me iniciale K.K. është arrestuar pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe si pasojë ka ndërruar jetë 37-vjeçari U.Sh., pasagjer në këtë makinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Kuçovë-Belsh. 

Po ashtu, në makinë ka qenë edhe një pasagjer tjetër, i cili është larguar për në banesë pasi nuk ka probleme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al