
Danimarka i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të respektojnë “integritetin territorial” të mbretërisë së saj, pas një postimi në rrjetet sociale nga gruaja e një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Donald Trump, ku shfaqej një hartë e Groenlandës e ngjyrosur me flamurin amerikan.
Postimi u shoqërua me fjalën “SOON” (“Së shpejti”), duke nxitur reagimin e palës daneze. Ambasadori danez në SHBA, Jesper Møller Sørensen, e rishpërndau postimin duke shtuar një “kujtesë miqësore” për marrëdhëniet e ngushta ushtarake mes dy vendeve.
Ai theksoi se “siguria e SHBA-së është gjithashtu siguria e Groenlandës dhe Danimarkës” dhe se Groenlanda është pjesë e NATO-s, ndërsa bashkëpunimi i të dyja vendeve është i fokusuar edhe tek sigurimi i Arktikut.
Sørensen nënvizoi gjithashtu se Kopenhagen ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen në vitin 2025, duke mbledhur 13.7 miliardë dollarë që mund të përdoren për Arktikun dhe Atlantikun e Veriut.
“Ne marrim seriozisht sigurinë tonë të përbashkët dhe presim respekt të plotë për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”- shtoi ai.
Postimi i gruas së bashkëpunëtorit të Trump vjen në një periudhë kur presidenti amerikan ka shprehur disa herë interesin për të përfshirë Groenlandën në SHBA, duke u mbështetur tek pozicioni strategjik dhe pasuritë minerale të ishullit. Vendimi i fundit i qeverisë amerikane për të emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën ka shkaktuar pakënaqësi në Danimarkë, një aleate tradicionale e SHBA-së në NATO.
Groenlanda ka rreth 57,000 banorë dhe gëzon një autonomi të gjerë që nga viti 1979, por mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten nën përgjegjësinë e Danimarkës. Ndërsa shumica e banorëve mbështesin pavarësinë e ardhshme, sondazhet tregojnë kundërshtim të madh ndaj idesë së anëtarësimit në Shtetet e Bashkuara.
Reagimi diplomatik vjen vetëm pak ditë pas operacionit të madh ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, gjatë të cilit u arrestua presidenti Nicolás Maduro dhe u transferua në Nju Jork, një veprim që Trump e komentoi duke thënë se SHBA do të “qeverisin” përkohësisht vendin dhe se kompanitë amerikane të naftës do të fillojnë aktivitetin atje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
