
Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar publikisht pas emërimit të ish-deputetit demokrat Dash Sula në detyrën e kryeinspektorit të përgjithshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka ka dalë në mbrojtje të vendimit të Sali Berisha për ta larguar Sulën nga Partia Demokratike, duke theksuar se ky vendim ishte i drejtë dhe i argumentuar politikisht.
“Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për ‘gjysmagjelin’, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë”, shkruan Noka në reagimin e tij.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së vjen në një moment kur rikthehet në vëmendje edhe vendimi i Berishës për ta lënë Dash Sulën jashtë listës së kandidatëve për deputet, pavarësisht faktit se ai njihej gjerësisht si një figurë që siguronte një numër të konsiderueshëm votash në zonën e tij elektorale. Ky vendim kishte shkaktuar debat dhe pakënaqësi brenda radhëve të opozitës, duke u interpretuar nga një pjesë e strukturave si një lëvizje me kosto elektorale.
Megjithatë, sipas Nokës, zhvillimet e fundit dhe emërimi i Sulës në një post të lartë institucional dëshmojnë se largimi i tij nga PD-ja ishte një zgjedhje e qëlluar dhe e drejtë nga Berisha, duke mbyllur, sipas tij, çdo dilemë apo kritikë ndaj këtij vendimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
