LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 13:01

Pas një zënke me bashkëshorten, 34-vjeçari futet kundërvajtje në rrugë dhe humb jetën

**Tragjedi në Olbia: Pas një zënke me bashkëshorten, 34-vjeçari futet kundërvajtje në rrugën nacionale dhe humb jetën**

Një mbrëmje e kaluar në lokalet e San Teodoros është kthyer në një tragjedi të rëndë në Itali. Një 34-vjeçar nga Olbia ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë, ndërsa në makinë ndodhej edhe djali i tij 10-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti të ashpër me bashkëshorten, burri dyshohet se e ka zbritur gruan nga automjeti dhe e ka lënë buzë rrugës, më pas është larguar me makinën ku ndodhej edhe djali i tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën nacionale 131 Dcn, në territorin e Budonit. 34-vjeçari dyshohet se ka hyrë në rrugë duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke u përplasur më pas me një barrierë betoni të vendosur në një kantier të Anas.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë. Automjeti është dëmtuar rëndë në pjesën e shoferit, ndërsa djali 10-vjeçar, i cili ndodhej në ulësen e sigurisë, ka mbetur fizikisht i padëmtuar.

Sipas dëshmive të para, para nisjes së udhëtimit mes çiftit dyshohet se ka pasur një debat të ashpër. Disa dëshmitarë kanë deklaruar se gruaja kishte tentuar të merrte drejtimin e automjetit, pasi dyshonte se bashkëshorti nuk ishte në gjendje të drejtonte makinën pas qëndrimit në lokale.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE