LAJME / E Hënë 13 Prill 2026, 15:03

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, kjo është gjendja shëndetësore e Ibrahim Tatlises

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises i është nënshtruar një ndërhyrjes kirurgjikale.

Mediat turke kanë raportuar se mjeku i cili e ka kryer ndërhyrjen ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e tij, duke thënë se operacioni ishte i ndërlikuar dhe se do të jetë në kujdes intensiv, përcjell Klankosova.tv.

Mjeku është shprehur se Tatlises është diagnostikuar me inflamacion të fshikëzës së tëmthit si burim i infeksionit.

“Pasi e diagnostikuam atë ne e trajtuam me antibiotikë për një kohë dhe pritëm që infeksioni të përmirësohej. E çuam pacientin ndërhyrje kirurgjikale. Ishte një operacion i ndërlikuar i fshikëzës së tëmthit. Ai kishte një infeksion serioz. Gjithçka shkoi shumë mirë gjatë operacionit. Nuk pamë asnjë ndërlikim”, ka thënë mjeku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE