LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 23:11

Pas largimit nga BKH/ Aida Hajnaj rikthehet në Policinë e Shtetit! Do të drejtojë…

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhej të rikthehej në të njëjtin pozicion që mbante më parë. Mosrikthimi i saj nga ish-drejtori i përgjithshëm Ilir Proda e shtyu atë t’i drejtohej Gjykatës Administrative.

Vendimi i gjykatës çoi në anulimin e garës për drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të saj nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Mandati i Hajnajt në krye të BKH-së përfundoi më 31 gusht 2025, ndërsa më pas, në shtator KLP e liroi atë nga detyra.

Para se të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2020, Aida Hajnaj mbante postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ajo ka shërbyer në këtë pozicion të lartë drejtues nga viti 2018 deri në gusht 2020. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE