LAJME / E Mërkurë 9 Korrik 2025, 14:02

Pas dy vajzave, Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë: Mirë se erdhe, shoku im i vogël

Këngëtari Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të veçantë dhe tepër të ndjerë nga jeta e tij personale.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një foto ku shfaqen tre fëmijët e tij, përfshirë foshnjën e sapolindur, që mbahet me kujdes dhe dashuri nga dy motrat më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Gjoka ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por plot emocion, për të njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tij të vogël:

“Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

Ky është fëmija i tretë për këngëtarin, i cili rrallë ndan detaje nga jeta e tij familjare, por këtë herë ka zgjedhur të ndajë një copëz intime me ndjekësit e tij, duke përcjellë një mesazh përkujdesjeje, përkushtimi dhe bekimi atëror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE