
Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qëndrimin e saj dhe mbështetjen për banorin, pas deklarates së nënës së Brikenes, e cila tha se gëzon rrespekt për Mateon dhe do i mbështeste nëse do krijonin një lidhje.
Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që në fillim kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga dy palët.
Ata shprehin gjithashtu vlerësim për familjen e Brikenës, duke theksuar korrektësinë dhe mirëkuptimin e treguar, ndërsa për vetë Brikenën përdorin fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. Familja i uron asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, https://acnevulgaristreatments.com/2026/01/26/pas-deklarates-se-nenes-se-brikenes-reagon-familja-e-mateos-foto/?fbclid=IwY2xjawPkM9ZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETE1SEcwdHI3MDA5aVdISkVyc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHm89pAlOuLpksIoJxCI9U7txE5P2BZtMFvQ4v4Sfe9SKgWvLAPOX_uwSfGOB_aem_5XCOuWDTqiNx22Gsf7nZmQ
