LAJME / E Hënë 18 Gusht 2025, 04:04

Pas armëpushimit, gjithçka mund të ndodhë – Gjermania diskuton dërgimin e trupave”

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave i Gjermanisë, Lars Klingbeil (SPD), ka deklaruar se Berlini nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së trupave gjermane në një mision të ardhshëm për garantimin e sigurisë së Ukrainës, pas një marrëveshjeje armëpushimi me Rusinë.


Në intervistën e tij tradicionale verore për kanalin publik ZDF, Klingbeil theksoi se prioriteti kryesor mbetet arritja e armëpushimit, por shtoi se më pas do të mund të diskutohet për garancitë e sigurisë evropiane ndaj Ukrainës.

“Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë e sigurisë evropiane për Ukrainën. Ne si evropianë duhet të marrim përgjegjësi, qoftë përmes trupave ushtarake, trajnimeve për ushtrinë ukrainase, ndihmës financiare apo instrumenteve të tjera,” tha ai.
Asetet e ngrira ruse dhe sfida ligjore


I pyetur për mundësinë e përdorimit të aseteve ruse të ngrira në Perëndim për të ndihmuar Ukrainën, Klingbeil pranoi:

“Emocionalisht po, por ligjërisht është shumë e vështirë. Të paktën është gjetur një zgjidhje për përdorimin e interesave nga këto asete.”
Debati politik në Berlin


Deklaratat e tij kanë ngjallur debat në Gjermani. Shefi i politikës së jashtme të CDU-së, Roderick Kiesewetter, u shpreh për BILD se garancia më e sigurt për Ukrainën do të ishte anëtarësimi në NATO, që ofron mbrojtje bërthamore. Sipas tij, deri atëherë do të nevojitet edhe vendosja e trupave evropianë, ku Gjermania nuk mund të mungojë.

Nga ana tjetër, zv/kryetarja e grupit parlamentar të SPD-së, Siemtje Möller, theksoi rolin vendimtar të SHBA-së:


“Kontributi i SHBA-së është kyç për të gjitha garancitë e sigurisë. Evropa do të japë një mbështetje të konsiderueshme, por ende nuk është e qartë në çfarë forme. Këto detaje do të diskutohen sapo Rusia të ndalojë luftën dhe të fillojnë negociatat për një paqe të drejtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE