LAJME / E Enjte 12 Shkurt 2026, 19:07

Pas 48 oresh nga largimi i Luiz Ejllit, ndodh e paimagjinueshmja ne shtepi!

Pak dite me pare, hyrja e Luiz Ejllit ne Big Brother ka bere qe i gjithe publiku te mahnitet serish nga kampioni i BBVAL2 i cili i dha shtepise nje fryme pozitive plot me humor.

Por, vetem pas 48 oresh nga ikja e tij tek Bigu ka pllakosur serish atmosfera e rende e sherreve, ofendimeve dhe ky program tashme thuaje nuk shihet me me sy.

“Reflektimi” në dhomën e izolimit duket se nuk ka shërbyer për asgjë. Rogerti është rikthyer të bëjë të njëjtin gabim të pafalshëm, duke ofenduar sërish Stenaldon për mungesën e shikimit.

Vetëm pak ditë më parë, ai u bë kryefjalë e kritikave pas deklaratës shokuese “Ty të ka mallkuar Zoti”, duke iu referuar verbërisë së banorit tjetër.

Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të produksionit, i cili vendosi ta penalizonte duke e izoluar të vetëm në një dhomë, me qëllimin që ai të reflektonte mbi peshën e fjalëve të tij.

Por ditën e djeshme, situata është përsëritur. Gjatë një debati të tensionuar mes dy banorëve, Stenaldo i është drejtuar me fjalët: “Mua të më vish anash ti”.

Përgjigja e Rogertit ka qenë e menjëhershme dhe tallëse, duke goditur sërish në pikën e dobët fizike të Stenaldos: “Të vij përballë, se ti nuk më sheh”.

Kjo deklaratë e përsëritur tregon se masat disiplinore nuk kanë pasur efektin e pritur te Rogerti, duke rikthyer bullizmin verbal si një shqetësim kryesor në dinamikën mes dy banorëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE