
Me hyrjen në vitin 2026, vëmendja është rikthyer sërish te parashikimet e Nostradamus, astrologut dhe profetit të shekullit XVI, i njohur për vizionet e tij të errëta mbi fatin e njerëzimit.
Edhe pse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejtë vitin 2026 në shkrimet e tij, studiuesit e quatrain-eve të tij i referohen vargjeve që mbajnë numrin 26 për të interpretuar çfarë mund të sjellë ky vit.
Sipas interpretuesve, një nga parashikimet më të frikshme flet për rënien e një figure të madhe, e lidhur simbolikisht me rrufenë. Kjo shihet si një paralajmërim për një ngjarje të papritur që mund të tronditë botën politike apo publike, duke shënuar fundin e papritur të një lideri apo figure me ndikim global.
Një tjetër katrenë përmend rrjedhje gjaku në rajonin e Ticinos në Zvicër. Disa e interpretojnë këtë si shenjë dhune ose konflikti, ndërsa të tjerë sugjerojnë një kuptim simbolik, të lidhur me zhvillimet shkencore dhe teknologjitë mjekësore, veçanërisht në fushën e qelizave staminale.
Parashikimet përfshijnë edhe një konflikt të madh detar, ku përmenden anije dhe një luftë vdekjeprurëse në det. Analistët e lidhin këtë me tensionet në Detin e Kinës Jugore, ku disa shtete pretendojnë territore të njëjta, duke e bërë rajonin një nga pikat më të rrezikshme të globit për përshkallëzim ushtarak.
Një nga imazhet më enigmatike të Nostradamus është ajo e një tufe bletësh që ngrihet natën. Kjo metaforë interpretohet nga disa si paralajmërim për rritjen e ideologjive ekstreme, mendësisë kolektive dhe lëvizjeve autoritare që mund të forcohen gjatë vitit 2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
